Shqipëria nga 1 janari ndalon importin e automjeteve që nuk përmbushin standardin ‘Euro 4’
Nga 1 janari i vitit 2020 të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin ‘Euro 4’ nuk do të importohen më në Shqipëri.
Në një intervistë televizive, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja saktësoi se pas datës 31 dhjetor 2019 importi do të lejohet për standardin ‘Euro 4’ por që vjetërsia e mjeteve duhet të jetë nga viti 2005 e në vijim çka përjashton automjetet e viteve 2004 e më poshtë.
“Të gjithë shitësit e automjeteve por edhe personat privatë që kanë eksportuar mjete të nivelit nën euro 4 para vitit 2019 pra deri në 31.12.2018 dhe këto janë një stok të paregjistruara në Shqipëri duhet patjetër që të nxitojnë të bëjnë regjistrimin dhe targimin e tyre brenda 31.12.2019 sepse pas kësaj date nuk do të lejohet më regjistrimi. Pra edhe në rast se i kanë futur veturat, në rast se e kanë importuar dhe vetura ka paguar doganën dhe ka kryer detyrimet dhe është thjesht një objekt i paregjistruar do të humbi të drejtën për t’u regjistruar”, deklaroi ai./ATSH