Shqipëria ngritët, Kosova bie në renditjen e FIFA-s
14 shtator 2023
| 10:59
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s të publikuar pas përfundimit të dy ndeshjeve të muajit shtator.
“Dardanët” barazuan 2:2 me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, teksa humbën me rezultat 2:0 ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Kosova tani renditet në vendin e 111-të nga e 109-ta.
Në anën tjetër, Shqipëria ka ngritje në rankimin e Shtëpisë Botërore të Futbollit.
“Kuq e zinjtë” janë të renditur në vendin e 62-të nga e 65-ta.
Skuadra e Sylvinhos, pati paraqitje të jashtëzakonshme në dy ndeshjet e shtatorit.
Shqipëria barazoi 1:1 me Çekinë derisa fitoi kundër Polonisë me rezultat 2:0.