Shqipëria ngritët në renditjen e FIFA-s, Kosova nuk ndryshon pozicion
27 nëntor 2020
| 14:00
Fitoret në dy ndeshjet nëntorit për Ligën e Kombeve i dhuruan Kombëtares së Shqipërisë vendin e parë në grup, por në të njëjtën kohë kanë pasur një impakt pozitiv edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në përditësimin e klasifikimin botëror, skuadra kuqezi ka fituar tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 66-të.
Shqipëria mundi në fillim Kazakistanin dhe më pas Bjellorusinë suksese këto janë pasqyruar edhe në renditjen e FIFA për muajin nëntor.
Nuk ka ndryshime për pozicionin e Kosovës, që vazhdon të mbajë vendin e 117-të, pavarësisht se mbylli aventurën në Ligën e Kombeve me fitoren 1-0 kundër Moldavisë. Nuk ndryshon për këtë muaj as kryesimi. Belgjika vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.