Shqipëria nis hetimet për ndërtimet pa leje dhe shpërdorim të detyrës

02 dhjetor 2019 | 17:22

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thirrur mëngjesin e së hënës mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është zhvilluar në institucionin e Presidencës dhe në të kanë marrë pjesë udhëheqësit e institucioneve kryesore të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta ka bërë me dije se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është diskutuar për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

“E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, ka shkruar Meta.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/kosova-shqiperi-termeti-/30303126.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serena Williams nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga sporti,…