Shqipëria nis procedurat ligjore për përdorimin e Bitcoin-it

24 tetor 2018 | 21:00

Qeveria e Shqipërisë  ka nisur procedurat për ligjërimin e përdorimit të monedhave virtuale.

Ekspreti i Ekonomisë,  Ardian Civici shprehet se është e domosdoshme krijimi i sistemit të monitorimit, ndërsa rendit dhe rreziqet. “Jemi duke eksploruar mundësinë e krijimit të një kuadri ligjor për kriptovalutën që është një risi shokuese dhe është një pikë atraktive për tregjet financiar. Jemi në proces vlerësimi dhe pune për hartimin e kuadrit rregullator dhe nëse rezultat do të jenë të kënaqshme ne do promovojmë pritjen e investitorëve që duan të përfshihen në këtë inovacion gjigant”, ka deklaruar Civici.

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e përgatitjes së kuadrit ligjor për përdorimin e monedhës virtuale. /oranews

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  (IHK), ka njoftuar se gjatë dy…