Shqipëria nis sot ndaj Anglisë kualifikueset për Kupën e Botës 2026

21 mars 2025 | 08:35

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Kombëtarja e Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Kuqezinjtë gjenden në Grupin K, së bashku me Anglisë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Pikërisht sonte nisin kualifikimet dhe kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë në udhëtim tek Anglia.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i përzgjedhësit Sylvinho ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është gati për të bërë befasi dhe për të nisur me rezultat pozitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Khloe Kardashian ka folur hapur për jetën e saj intime…