Shqipëria niset për në Austri, administrata e FShF-së përcjell kuqezinjtë drejt rrugëtimit të ‘Euro 2024’

31 maj 2024 | 16:24

Kombëtarja shqiptare mëngjesin e sotëm mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.

Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë. E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

“Të gjithë së bashku për të përjetuar një Evropian fantastik! Ju priftë e mbara djema! Forca Shqipëria!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka pranuar propozimin e klubit…