Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
Kombëtarja shqiptare e Futsallit ka njohur kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Evropian. Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.
Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në përiudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.
10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në play-off ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës.
Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026./