Shqipëria nuk ndryshon pozitë në renditjen e FIFA-s, Kosova bie një pozitë me poshtë
17 shtator 2020
| 16:55
FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin shtator dhe Shqipëria, që fitoi kundër Bjellorusisë dhe humbi ndaj Lituanisë, nuk ka ndryshuar pozicion.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja mbeten në vendin e 66-të. Ndërsa Kosova ka pësuar rënie për një pozicion. Barazimi me Moldavinë dhe humbja me Greqinë kanë pasur ndikimin e vet dhe tani “dardanët” pozicionohen në vendin e 116-të.
Belgjika mban vendin e parë dhe ndiqet nga Franca e Brazili, kurse në vend të katërt pozicionohet Anglia. Portugalia është ngjitur në vendin e pestë. Më pas renditen Uruguai, Spanja, Kroacia, Argjentina dhe Kolumbia.