Shqipëria paraqitet me fanella të zeza sonte kundër Anglisë

21 mars 2025 | 16:38

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan kundër Anglisë në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Federata shqiptare e futbollit ka zbuluar përmes një videoje se “Kuqezinjtë” do të paraqiten me fanella të zeza në këtë ndeshje, e cila zhvillohet në stadiumin legjendar “Wembley” në Londër, nga ora 20:45.

Menjëherë pas sfidës, këto fanella do të vendosen në ankand dhe të gjithë të interesuarit do të mund t’i blejnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka bërë me dije se…