Shqipëria përballet me Slloveninë në Koper

10 mars 2020 | 10:22

Koronavirusi ka bërë që të preket edhe bota e sportit. Pas ndeshjeve pa tifozë në Itali, anulimit të kampionatit në Zvicër, në pikëpyetje u vendosën edhe miqësoret e Kombëtares së Shqipërisë të planifikuara në fund të këtij muaji.

Rastet e para pozitive me koronavirus në vendin tonë kanë sjellë anulimin e ndeshjes kundër San Marinos, teksa takimi nuk mund të luhet as në mikroshtetin që ndodhet në Itali e as në Shqipëri. Por i njëjti skenar nuk vlen për miqësoren me Slloveninë. Ndeshja me këta të fundit është vendosur që të luhet, me ndryshimin e vetëm të stadiumit dhe shtetit.

I planifikuar fillimisht për t’u luajtur në Udine të Italisë, takimi me përfaqësuesen sllovene do të zhvillohet në Koper, më datë 30 mars në orën 20:45. Lajmi konfirmohet nga vetë Federata e Futbollit të Sllovenisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një…