Shqipëria përballet sonte me Çekinë
11 tetor 2024
| 11:31
Kombëtarja Shqiptare rikthehet sonte në aksion.
Kuqezinjtë e zhvillojnë ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve. Me fillim nga ora 20:45, Shqipëria luan në udhëtim ndaj Republikës Çeke në “epet Arena” të Pragës.
Shqipëria e kishte mposhtur 3:0 në “Air Albania” Çekinë në tetorin e vitit të kaluar në kualifikimet për “Euro 2024”.
Aktualisht, të dyja ekipet kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve në grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Edhe Shqipëria edhe Çekia pësuan humbje nga Gjeorgjia, teksa arritën ta mposhtin Ukrainën.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria e luan më 14 tetor në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.