Shqipëria pëson debakël nga Skocia

17 nëntor 2018 | 22:42

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar debakël në ndeshjen e fundit të Grupit 1, në Ligën C në Ligën e Kombeve nga Skocia (0-4).

Përjashtimi me karton të kuq i kapitenit Mërgim Mavraj, në minutën e 22-të, i ka kushtuar shumë kombëtares shqiptare në këtë ndeshje, pasi pësoi tre gola pas largimit të tij.

Golat për ekipin mysafirë i realizuan Fraser dhe Fletcher në pjesën e parë dhe Forrest shënoi dy gola në pjesën e dytë.

Në vendin e fundit të Grupi 1 në Ligën C kombëtarja shqiptare ka vetëm 3 pikë, kurse Skocia në vendin e dytë ka 6 pikë, po aq sa ka edhe Izraeli në vendin e parë.

/Epoka e re/   

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poshtërimi nuk ka fund. Shqipëria ka prekur pikën zero dhe…