Shqipëria pëson humbje të thellë nga Çekia
23 tetor 2018
| 16:55
Përfaqësuesja U-17 e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbje të thellë nga Çekia të martën në “Elbasan Arena”, në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2019.
Shqipëria pësoi me shifrat 6:0, në sfidën e Grupit 8 të eliminatoreve. Ndeshjet e Grupit 8 po organizohen në Shqipëri, transmeton Koha.net.
Ndeshjen e radhës futbollistët shqiptarë e luajnë kundër Norvegjisë po në Elbasan më 26 tetor, ndërsa në Elbasan e luajnë edhe sfidën e fundit të grupit më 29 tetor kundër Azerbajxhanit.