Shqipëria po pëson debakël në Shkodër
17 nëntor 2018
| 22:05
Shqipëria e ka pësuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj Skocisë, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër.
Në minutën e 55-të, James Forrest e ka shënuar golin e tretë. Kuqezinjtë po tentojnë të shënojnë golin e parë, por ende pa sukses. Epërsia numerike po i bënë mysafirët që të kenë me të lehtë të shënojnë në portën e Etrit Berishës.
/Epoka e re/