Shqipëria pranon 100 mijë vaksina “AstraZeneca” nga Greqia

08 korrik 2021 | 13:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se kanë pranuar 100 mijë vaksina të “AstraZenecas” nga Greqia.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Shqipëria është e vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit.

“100 MIJË doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, si gjest solidariteti i Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci Para se ta filloj me  këtë shkrim…