Shqipëria pranon 20 emigrantë
25 gusht 2018
| 23:54
Ministri i Jashtëm italian, Moavero Milanesi, ka bërë me dije se 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në Catania do të priten nga Shqipëria.
“Ky është një sinjal solidariteti që e vlerësojmë shumë”, ka thënë Milanesi disa minuta pasi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kishte ofruar ndihmë për këtë çështje.
“Itali, ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit. Aty ku dikur eritreasit që vuajnë në mes të detit ishim ne. Dje, Italia na shpëtoi neve dhe sot ne jemi gati për të ndihmuar Italinë”, ka shkruaar Bushati në llogarinë e vet në “Twitter”.