Shqipëria publikon listën e të ftuarve për ndeshjet e tetorit
03 tetor 2020
| 14:23
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Edoardo Reja, ka publikuar listën e të ftuarve për tri ndeshjet e tetorit.
Më 7 tetor Shqipëria ka parashikuar miqësore me Armeninë, që përkundër trazirave në këtë vend ende nuk ka ndonjë ndryshim nëse do të anulohet kjo ndeshje.
Kurse dy ndeshjet zyrtare Shqipëria i luan në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.
Që të dy këto ndeshje “Kuqezinjtë” i zhvillojnë në udhëtim. Më 11 tetor luan ndaj Kazakistanit, kurse më 14 tetor ndaj Lituanisë.
Shqipëria është në grupin e 4 të Ligës C me 3 pikë të grumbulluara pas 2 ndeshjeve. Skuadra e Rejas fitoi 2 me 0 ndaj Bjelloruisë, kurse pësoi në “Air Albania” ndaj Lituanisë me rezultat prej 1 me 0.