Shqipëria raporton për katër raste të reja të të infektuarve

11 maj 2020 | 11:21

Shqipëria ka raportuar sot për katër raste të reja të të infektuarve me Covid-19. Ky është numri më i ulët i në tetë javët e fundit. Me këto katër raste, numri i të infektuarve ka shkuar në 872.

Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. “Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 4 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

654 qytetarë janë shëruar, ose 75 % e të gjithë të prekurve.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjaje e pazakontë ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës.…