Shqipëria regjistron edhe 19 raste me koronavirus
24 mars 2020
| 11:44
Bilanci i të infektuarve në Shqipëri rritet me 19 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa një 49 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Infektivit. Ai ndodhej i shtruar prej 13 ditësh. Deri tani në Shqipëri numërohen 123 të infektuar me koronavirusin COVID-19, nga këta 5 persona humbën jetën ndërsa 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon:
- Tiranë 72 qytetarë
- Durrës 8 qytetarë
- Lushnje 4 qytetarë
- Elbasan 2 qytetarë
- Fier 12 qytetarë
- Rrogozhinë 2 qytetarë
- Kavajë 4 qytetarë
- Korçë 9 qytetarë
- Vlorë 4 qytetarë
- Shkodër 2 qytetarë
- Lezhe 1 qytetarë
- Berat 1 qytetarë
- Has 2 qytetarë