Shqipëria rikthen orën policore

11 nëntor 2020 | 08:35

Në Shqipëri do të hyjë në fuqi ora policore e vendosur dy ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me qëllim të ndalimit të përhapjes së infektimeve me Covid-19.

Duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune apo emergjencave shëndetësore. Ai që thyen këtë masë gjobitet 10 mijë lekë të rinj.

Gjithashtu, në kuadër të masave kufizuese, në këtë fashë oraresh edhe baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura dhe do të punojnë me ‘delivery’.

Ndërsa për të gjithë sektorët që do të jenë në punë në këtë orar ku ndalohet qarkullimi do të duhet të marrin autorizim në E-Albania.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pëllumb Bajçinovci, pronar i një biznesi në fushën e gastronomisë…