Shqipëria rrit kontributin e saj në KFOR

06 shkurt 2023 | 16:16

Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai ka thënë se Shqipëria do të jetë edhe në krahë Ukrainës.

“Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 2 300 njerëz kanë humbur jetën në…