Shqipëria së shpejti me Konsulatë Nderi në Gjilan
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën në një takim pune dhe koordinimi, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për vazhdim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si në kulturë, arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, agro-kulturë dhe fusha të tjera.
Pas takimit është konfirmuar se në Gjilan, Republika e Shqipërisë do të bëjë hapjen e Konsullatës së Nderit dhe do të jap shërbime për gjithë regjionin e Gjilanit dhe më gjerë.
“Në Gjilan pos gjithë këtyre aktiviteteve do të emërojmë një Konsull Nderi, e cila do të jap shërbime për gjithë këtë regjion, sepse Gjilanin ne e shohim si një vlerë të shtuar të marrëdhënieve tona, për t’i lëvizur përpara aktivitetet që janë në shërbim të qytetarëve të Gjilanit me rrethinë”, ka thënë ambasadori Qemal Minxhozi.