Shqipëria shpall ‘non grata’ 52 shtetas grekë
09 nëntor 2018
| 16:27
Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë ka shpallur persona “non grata” 52 shtetas grekë të cilët kanë marr pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat.
Vendimin të cilin e ka bërë me dije zëvendësministri Sandër Lleshi është marrë pak orë pasi këta shtetas kanë hedhur parulla antishqiptare dhe kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë.