Shqipëria shpëton 36 migrantë afganë në Detin Egje
22 gusht 2019
| 10:21
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se një anije e tyre që po lundronte në Detin Egje ka shpëtuar 36 afganë të cilët po përpiqeshin të arrijnë në Greqi.
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se nëntëmbëdhjetë fëmijë afganë, tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare “Oriku”, dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.
Shqipëria, është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, si dhe është pjesë e aleancës detare të vendeve të Egjeut Perëndimor.