Shqipëria-Skoci, ja rezultati pas pjesës së parë
17 nëntor 2018
| 21:50
Shqipëria është duke e humbur ndeshjen ndaj Skocisë, në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci kanë luajtur mirë në pjesën e parë, por rezultati është 0-2.
Mysafirët kanë shënuar dy gola nëpërmjet Fraser dhe Fletcheser nga penalltia, kurse Shqipëria nga minuta e 22-të, po luan pa një futbollistë. Mërgim Mavraj u përjashtua pas dy kartonëve të kuq.
/Epoka e re/