Shqipëria sot pret grupin e parë të afganëve
17 gusht 2021
| 13:05
Do të mbërrijë sot në Rinas kontigjenti i parë i shtetasve nga Afganistani për tu strehuar përkohësisht në Shqipëri.
Bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.
Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.
Afganët pritet të vendosen në konviktet e Qytetit Studenti ndërsa një pjesë e tyre në hotele në Durrës e Tiranë./oranews/