Shqipëria synon t’u rikthehet fitoreve ndaj Moldavisë
14 tetor 2019
| 11:54
Sonte ndeshjen e radhës kualifikuese e zhvillon edhe Kombëtarja e Shqipërisë në futboll.
Kuqezinjtë pësuan humbje të papritur të premten në ndeshjen ndaj Turqisë (1-0), ku një moskoordinim i mirë në mes të portierit Strakosha dhe mbrojtësit Ismajli bëri që turqit ta shënojnë golin e fitores. Tash Shqipëria do të luajë sërish mysafire, por ndaj një kundërshtari më të lehtë siç është Moldavia.
Kombëtarja shqiptare synon tri pikët nga kjo ndeshje, ani pse kualifikimi duket një mision i vështirë për t’u arritur. Aktualisht shqiptarët zënë vendin e katërt me 9 pikë, kurse Moldavia është e fundit me vetëm tri pikë të grumbulluara.
GRUPI H
20:45 Franca – Turqia
20:45 Islanda – Andorra
20:45 Moldavia – Shqipëria
Tabela
- Turqia 7 18 pikë
- Franca 7 18
- Islanda 7 12
- Shqipëria 7 9
- Andorra 7 3
- Moldavia 7 3
/Epoka e re/