Shqipëria tri vende më lartë në renditjen e FIFA-s
29 qershor 2023
| 14:05
Shqipëria është ngjitur për tri pozicione në klasifikimin e FIFA-s.
Kombëtarja “Kuq e Zi” është renditur në vendin e 65-të në botë.
Kjo falë fitoreve ndaj Moldavisë 2:0 dhe Ishujve Faroe 1:3.
Skuadra e trajnerit brazilian, Sylvinho, ka lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën.
Shqipëria ka gjithsejtë 1 mijë e 357 pikë.
Nën drejtimin e brazilianit, Kombëtarja e Shqipërisë është duke shfaqur lojë të bukur.
Kjo ka bërë që të ketë përmirësim në renditjen botërore