Shqipëria triumfon në Lozanë, mund Zvicrën 2-1
06 shtator 2024
| 22:59
Shqipëria U-21 e mposhti Zvicrën me rezultat 2-1.
Kjo gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Euro 2025.
Goli i parë u shënua nga lojtari i Zvicrës Franc Surdez, në minutën e 16-të. E dy minuta më pas Adrion Pajaziti e barazoi rezultatin.
Pjesa e parë e ndeshjes u krye me rezultat 1-1.
E në minutën e 69-të, Pajaziti sërish e futi topin në rrjetë, duke e dërguar rezultatin në 2-1.
Kjo fitore i mundëson Shqipërisë 13 pikë në Grupin E, po aq sa Finlanda dhe një pikë më pak se vendi i dytë që mbahet nga Zvicra.
Shqipëria U-21 do të luajë edhe takimin e fundit në këto kualifikuese më datë 15 tetor ndaj Armenisë.
Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e radhës për të shpresuar deri në fund te kualifikimi në Europianin “EURO Sllovaki 2025”.