Shqipëria U-19 publikon listën për miqësoret ndaj Turqisë

01 shtator 2024 | 15:21

Shqipëria U-19 do të luajë dy takime miqësore ndaj Turqisë në datat 6 dhe 8 shtator. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Izmit të Turqisë, teksa trajneri Julian Ahmataj ka bërë publike listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar.

Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 7 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Bylis, Teuta, AF Elbasani dhe 13-të prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Udinese, Olympiacos, Empoli, US Cremonese, Parma, Lazio, Cesena, Sassuolo, ADO Den Haag, Genoa dhe Lecce.

Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi më 2 shtator. Ndeshja e parë e kuqezinjve është programuar të luhet më 6 shtator në orën 16:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar të luhet dy ditë më vonë, më 8 shtator po në orën 16:00.

Dy testet miqësore ndaj Turqisë janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

May be an image of soccer, football and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Dukagjini ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin,…