Shqipëria U19 triumfon ndaj Maltës
23 mars 2023
| 17:02
Kombëtarja e Shqipërisë U19 korri fitore me rezultatin 2-0 përballë Maltës në sfidën e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj.
Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, kombëtarja kuq e zi e drejtuar nga trajneri Armando Cungu bëri paraqitje fantastike. Këtë e vërteton edhe rezultati final i këtij takimi të parë miqësor. Autorë të golave ishin Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini.
Ndeshja e dytë miqësore ndaj Maltës është planifikuar të luhet tri ditë më pas, më 26 mars, me fillim nga ora 11:00. Bile në këtë ballafaqim minuta pati për të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje.