Shqipëria U21 fitoi me përmbysje ndaj Andorrës

08 shtator 2020 | 21:15

Kombëtarja Shpresa ka triumfuar me përmbysje ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Evropianit. Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.

Pavarësisht tentativave, kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në fragmentin e parë të lojës, teksa duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e karakterit.

Ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që i hapi rrugën përmbysjes në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë. Për të kaluar në avantazh Shqipërinë U-21 mendoi Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të. Kapakun këtij triumfi ja vendosi sulmuesi Bullari, edhe ky i hedhur nga stoli, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i ri i futbollit në Kosovë nuk do të…