Shqipëria udhëton drejt Hungarisë

08 tetor 2021 | 13:47

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë do të përballen të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Budapest me Kombëtaren e Hungarisë.

Për ekipin kuqezi kjo është ndeshja më e rëndësishme, pasi fitorja do të bënte që të mbetën në garë për pozitën e dytë. Kuqezinjtë tanimë kanë marrë rrugë për në Hungari, ku synojnë që të rikthehen në Shqipëri me tri pikët.

Atmosfera tek Kombëtarja shqiptare dukej mjaftë e mirë, derisa qëllimi mbetet fitorja. Kujtojmë që pas ndeshjes me Hungarinë, Shqipëria të martën në “Air Albania Stadium” pret Kombëtaren e Polonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste,…