Shqipëria urdhëron ekstradimin në Gjermani e një të dyshuari për terrorizëm
Gjykata në Tiranë ka urdhëruar ekstradimin e një burri nga Taxhikistani, i cili kërkohet nga Gjermania si i dyshuar për pjesëmarrje në një grup të Shtetit Islamik.
Shqipëria njoftoi se e kishte arrestuar të dyshuarin më 30 prill, dy javë pasi autoritetet gjermane e kishin ndaluar një grup nga Taxhikistani të cilët dyshohen se po e formonin një grup për sulme të mundshme ndaj Gjermanisë.
Prokurorët gjermane thanë se Zukhurov ishte pjesë e një grupi të dyshuar për planifikimin e sulmit ku përfshihet baza ajrore e SHBA-së në Gjermani.
Grupi nga Taxhikistani i ishin bashkuar Shtetit Islamik në janar të vitit 2009. Sulmi thuhet se ishte planifikuar për më vonë pasi që ata kishin kërkuar armë dhe municon, po ashtu edhe mënyrë për të krijuar bombë përmes internetit.
Të dyshuarit ishin në kontakt me dy figura kryesore të IS-it në Siri dhe Afganistan.