Shqipëria vë në aksion gjithë mekanizmat për të përballuar situatën pas motit të ligë
04 shkurt 2018
| 19:29
Të gjitha strukturat e shtetit shqiptar ndodhen në terren në përballimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, shkroi se që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren, për të qenë pranë familjeve të prekura. “Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura”, shkroi Rama.