Shqipëria voton kundër Trump dhe SHBA në OKB
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
128 vende anëtare kanë votuar pro, mes tyre dhe Shqipëria. 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.
Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.
Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm palestinez u kërkoi shteteve anëtare që të refuzojnë shantazhin.
Nga ana tjetër, para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”.