Shqipëria zgjedh kryebashkiakët e rinj, pjesëmarrje e ulët në votime dhe me probleme teknike
14 maj 2023
| 09:26
Shqipëria zgjedh sot 144 kandidatë për kryebashkiakë për 61 bashki të vendit. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Deri më tani është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime, ndërsa janë shfaqur gjithashtu disa probleme teknike në disa qendra votimi.
Në 3 bashki të rëndësishme si Elbasani e Kamza dhe Vora , jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.