Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit, nesër përballet me Lihtenshtejnin
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar sipas programit seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për finalet e “Euro 2024” që po zhvillohet në Stegersbach të Austrisë.
Departamenti i Komunikimit në FShF bën me dije se mesfushori Amir Abrashi është bashkuar me grupin në stërvitje dhe ka punuar me ngarkesa më të ulëta në këtë ditë të parë. Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike.
Siç është bërë me dije me parë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është i fundit që i bashkohet grupit në Austri më datë 3 qershor.
Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.