Shqipërisë për ‘play-off’ i duhen tri fitore

09 shtator 2021 | 17:25

Shqipëria tashmë ëndërron për Botërorin Katar 2022. Misioni nuk është i pamundur, por do të duhet shumë fat për ta arritur majën e historisë së futbollit shqiptar.

Gjithçka kalon nga Budapesti. Më 9 tetor Shqipëria luan mysafire ndaj Hungarisë dhe i duhen 3 pikë. Kuqezinjtë dominuan ndaj hungarezëve në Elbasan, por në Budapest do të jetë ndryshe, pasi Hungaria ka treguar vetëm pak muaj më parë se di të ndalë ekipe të mëdha si Franca apo Gjermania.

Pas 3 ditësh, më 12 tetor, Shqipëria pret Poloninë. Këtë shtator Polonia fitoi bindshëm 4-1 në Varshavë edhe pse kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë e sulmuese. Polonia konsiderohet rivale direkte në grupin I për vendin e dytë. Këto dy sfida janë deçizive për Shqipërinë dhe nëse arrihet të dilet me 6 pikë, atëherë kuqezinjtë me të gjitha gjasat janë në “play-off”.

Në nëntor, Shqipëria shkon në “Wembley” me një mision të pamundur për të dalë me pikë ndaj Anglisë. Më pas më 15 nëntor, Shqipëria e ka detyrim fitoren në shtëpi ndaj Andorrës qoftë dhe me rezultat minimal. Në rast se Shqipëria fiton ndaj Hungarisë, Polonisë dhe Andorrës, atëherë është në “play-off”. Më pas, aty Shqipërinë e pret me të gjitha gjasat një kundërshtar i fortë me eliminim direkt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…