SHQIPFOLËSVE ANTISHQIPTARË T’U PËRGJIGJEMI ME PLATFORMË KOMBËTARE

07 prill 2021 | 14:51

Nga Ajet Shala

Duke lexuar reagimin e arsyeshëm të një miku tim për “historianin e madh” të tv-ve të Shqipërisë: gjuha shqipe e Nëna Tereze janë projekte të CIA-s (fjala është për Olsi Jazexhi se si Nëna Tereze “nuk ka qenë shqiptare, ishte projekt i Vatikanit dhe CIA-s”), e pashë të arsyeshme të bëj këtë reagim.
Është fatkeqësi e rëndë Kombëtare kjo!
Deri para dy dekadash i kishim armiqtë tanë të egër të jashtëm. Tani armiqtë shekullor të jashtëm na janë transferuar në armiq të brendshëm. Armiqtë shekullorë, shka e turk, arritën të fusin Kalin e Trojës, brenda kështjellës arbërore. Këtë e realizuan me ndihmën e politikës tonë të pa tru, u hapen dyert armiqve. Dhe në Kosovë tash vijnë e byrykaten kush do e dëshiron. Shkau, armiku njëshekullor, turku armiku pesëshekullor. Na sollën shamia e ferexhe, e qindra xhamia. Na sollën mjekra të pantallonave të shkurtër. Ky armik binom ogurzi për 650 vjet na vrau, na preu, ata na çnjerëzuan, na sunduan me dorën e rëndë , na vranë e masakruan, na dëbuan e tjetërsuan. Në kohën kur në trojet tona Dardane futi trupat Perandoria Osmane në verën 1389, fisniku i Kopiliqit Millosh Nikollë Kopiliqi e theri Sulltan Muratin në fyt si derrin e krishtlindjeve. Që nga ajo datë kurrë s’e pamë lirinë. Ishte i vetmi në Evropë e Azi, i madhi dhe i shenjti Gjergj Kastrioti që për 25 vite e çliroi Arbërinë nga armiku barbar otoman, dhe trojeve tona u dha emër e identitet arbëror. Askush në Botë deri sa kapitulloi Perandoria Osmane, s’arriti ta fitojë luftën me perandori. I vetmi qe i madhi dhe i shenjti Gjergj Kastrioti. është më i madh se Napoleon Bonaparta. E njeh dhe e respekton e gjithë Evropa. Sot po na e shajnë para sysh lakuriqët, krimbat e palcës së kombit. Perandoria s’erdhi si mik, por si pushtuesi më i egër barbar. Përpos që na i bëri gjithë programet shfarosëse, lidhi marrëveshje me Serbinë si vazal, Car Llazarin. Detyruan gjithë popullatën shqiptare shumë me dhunë e sa me joshje taksash., ta kthejnë nga të krishterë perëndimorë në ortodoks serbosllav e disa në myslimanë, turkoshakë. Perandoria asnjërit ndër të pushtuarit s’a ndali shkollën, u lejoi edhe universitete të krijojnë. Neve jo që nuk na lejoi të hapim të reja, por na i mbylli. Kishim Universitetin e Durrësit, para se të vinte Barbaria Otomane. Na u mohua edhe të thoshim se jemi arbërorë. Na emëruan Arrnautë, që del të thotë shpellar, egërsira.
S’mund të flitet saktësisht për një temë epokale. Dalim tek pas Otomania që ia la peshqesh Kosovën Serbisë me ndihmën e Evropës plakë. Kjo periudhë ndalet me të madhin Ismajl Qemali, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntor 1912. Në këtë shekull që veçohen në historikun tonë janë: Nënë Tereza si humanitarja më e madhe që njeh Bota. Nënë Tereza ishte dhe mbetet letërnjoftim i Shqiptarisë, apo Ambasador për kohën sa ishte gjallë. Dhe përfundimisht vjen i madhi dhe i vetmi faktor Alfa dhe Omega e Lirisë së Kosovës Adem Jashari. Sakrifica e tij me gjithë familjarët. Historia jonë Kombëtare në këtë formë ka tre figura Shënjtërore: Gjergj Kastriotin, Nënë Terezen dhe Adem Jasharin. Këto tri IKONA emblematike, jetike kombëtare, duhet të jenë më të shenjta për ne, se shenjtorët religjiozë në Botë; Krishti, Muhamedi e Maria, u takojnë religjioneve universale, kurse këto figura janë zonat po aq sa janë edhe universale.
Gjergj Kastrioti për mua është më shenjtor.
Adem Jashari është më shenjtor, dhe Nënë Tereza është më shenjtore.
Këto janë ikonat tona. Po të jemi në të ngritur në nivelin hebraik si mentalitet me atdhedashuri, në vend të atyre figurave të përgjithshme fetare, do zëvendësonim me këto tre të shenjtat tonat kombëtare. Neve nuk na duhet Meka ta vizitojmë: Çabe, Jerusalem, Vatikan Mekë e Medinë, i kemi në trojet tona etnike. Kemi kompleksin Memorial Jasharajt, Kemi Lezhën Muzeun e Gjergj Kastriotit. Duhet të ndërtohet shtëpi përkujtimorë në Iliridë në vendlindjen e Nënë Terezës. Bile të kërkohet edhe trupi i sajë të sillet aty në atë kompleks përkujtimor. Ne, të gjithë sa jemi shqiptarë, jemi vëllezër të një gjaku, Rrobat fetare na i prenë të tjerët, që nuk na e duan të mirën. Terzitë ishin dhe janë nga armiqtë shekullorë. Por përherë i treguam Botës dhe atyre që na i prenë rrobat fetare. Se ato rroba dallojnë në ngjyrë, por neve në gjak e damarë jemi një. Kemi një ADN-e jemi arbërorë. Andaj kjo edhe është formula për të dalë nga kjo vorbull që na e krijuan armiqtë tanë. Dhe tash po vazhdon të na përpijë pamëshirshëm. Për këtë duhet të iu kthehemi shenjtorëve tanë dhe askujt tjetër. T’i tregojmë Botës se jemi një dhe mbi fe kemi atdhe. Duhet urgjentisht klasa intelektuale dhe idealistët e Kombit të ndërmarrin hapa të shpejtë, të organizohet një projekt Platformë Kombëtare. Të futet e regjistrohet çdo gjë historike kombëtare. Çdo hero e kontribuues meritor. Pastaj të mbrohen rreptësishtë me ligj, duke ndëshkuar shkelësit e ligjit nga tre deri në 15 vjet burg. Të ndalohen përhapje antishqiptare, nga secili shqiptar.
Kuptohet kjo nuk vlen për një vizitor i huaj që vjen nga jashtë.

Linku i marrur nga Interneti:

https://www.oranews.tv/jazexhiu-nene-tereza-nuk-ka-qene-shqiptare-ishte-projekt-i-vatikanit-dhe-cia-s/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roland Qafoku Nëse Serbia e mbajti për afro 100 vjet…