Shqipja, vajza e heroit Ismet Asllani, profesioniste e avancuar e sigurimit të cilësisë në Novo Nordisk

04 shtator 2022 | 00:17

Shqipja, vajza e heroit Ismet Asllani dhe veprimtares Makfire Beqiri, profesioniste e avancuar e sigurimit të cilësisë në Novo Nordisk.

Shqipe Ismet Asllani, nga viti 2016, është pjesë e departamentit për kualitet në Novo Nordisk (Novo Nordisk Quality), ku edhe mban titullin Advanced Quality Assurance Professional.

Në videot poshtë tekstit, Shqipe Asllani-Makolli, bashkë me udhëheqësen më të lartë të departamentit për kualitet në Novo Nordisk, prezantojnë vizionin dhe vlerat e kompanisë.

Ndërkaq në videon tjetër “Meet Shqipe” apo, #Njoftohu_me_Shqipen” Shqipja e prezanton punën e saj dhe bashkëpunonjësve të saj, të cilët ndodhën në vende të ndryshme të botës.

Shqipja është përzgjedhur ta reprezentojë “Novo Nordisk Quality”- vizionin dhe natyrën e punës së saj me këtë video, e cila shfaqet në nivel botëror nga Novo Nordisk.

Pra ,#takohu_me_Shqipen, tash si pjesë e një kompanie të njohur botërore, e cila prodhon dhe tregton produkte dhe shërbime farmaceutike, veçanërisht medikamente dhe pajisje për kujdesin e diabetit. Gjithashtu edhe menaxhimin e hemostazës, terapinë e hormoneve të rritjes dhe terapinë e zëvendësimit të hormoneve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit…