Shqiponja e Samadrexha e përfundojnë stinorin me fitore

24 nëntor 2024 | 21:32

Shqiponja dhe Samadrexha e kanë përfunduar me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën Shqiponja arriti fitore të madhe ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 35:31.

Skuadra gjakovare ishte vazhdimisht në epërsi, por jo me shumë gola. Kështu ndeshja ishte e fortë thuajse deri në fund. Alma Nivokazi u shqua te Shqiponja me tetë gola. Gjashtë i kishte Orgesa Gola, ndërsa nga pesë i realizuan Larisa Ferizaj, Rosa Silva Ghabriell dhe Helen Da Silva Souza. 13 gola për Kastriotin i shënoi Bintou Oulare. Nga gjashtë i shtuan Luna Goncalves e Ermira Saliu. Shqiponja është e pesta me 10 pikë, sa i kanë edhe Istogu, Samadrexha e Kastrioti. Kastrioti është i katërti.

Në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e mposhti Besën e Pejës me rezultat bindës, 30:14. Sevdanur Ozkan i shënoi shtatë gola. Gjashtë i kishte Fetane Uzunlar e pesë Arlinda Maloku. Te Besa, Edona Radoniqi i kishte katër gola, ndërsa Adelina Berisha e Elsa Dana i realizuan nga dy. Samadrexha e shënoi fitoren e pestë. Mban vendin e tretë. Besa mbetet me gjashtë pikë në vendin e gjashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baseli shënoi fitore komode me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj…