Shqiponja, kampione te kadetet

02 maj 2023 | 12:32

Shqiponja është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve. Shqiponja e Gjakovës e mbylli kampionatin me 31 pikë, përkatësisht me 15 fitore, një barazim e dy humbje. Shqiponja la prapa Ferizajn me 27 pikë.

Pas Ferizajt u renditën Kastrioti e Istogu me nga 24 pikë. Me 23 pikë kampionatin e përfundoi Vushtrria. Të dielën në ndeshjen e fundit, Shqiponja e Ferizaj barazuan 27:27. Orgesa Gola i shënoi dhjetë gola për Shqiponjën, derisa gjashtë i kishte Jonesa Bajrami.

Verona Hasanaj i realizoi pesë gola, derisa katër i kishte Medina Musa. Te Ferizaj, Mirjeta Dinolli i kishte shtatë gola. Gjashtë i shënoi Sumea Sadiku, ndërsa pesë Olsa Hoxha. Gjatë kampionatit ka pasur ndeshje interesante e me cilësi të mirë. Në skenë kanë dalë hendbolliste të reja, që janë e ardhmja e hendbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti sot ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së…