“Shqiponja kokëbardhë” shpallet zogu kombëtar i ShBA-së pas 250 vjetësh
26 dhjetor 2024
| 08:17
Shqiponja kokëbardhë është shpallur zyrtarisht “zogu kombëtar” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi presidenti Joe Biden nënshkroi një ligj që nderon zogun grabitqar me sqep të verdhë.
Zogu ka qenë një emblemë kombëtare në SHBA për vite me radhë, duke u shfaqur në Vulën e Madhe të ShBA-së, e përdorur në dokumentet amerikane, që nga viti 1782.
Por nuk ishte caktuar zyrtarisht si “zogu kombëtar” derisa Kongresi miratoi projektligjin javën e kaluar, duke e dërguar atë në tryezën e Bidenit për t’u nënshkruar.
“Për gati 250 vjet, ne e quajtëm shqiponjën kokëbardhë ‘zogu kombëtar’, ndërsa nuk ishte, por sot është zyrtare”, tha në një deklaratë Jack Davis, bashkëkryetar i Iniciativës Kombëtare të Zogjve për Qendrën Kombëtare të Shqiponjave.