Shqiponja, sorra dhe bariu

26 dhjetor 2024 | 08:53

Fabul nga Ezopi

Një shqiponjë shigjetoi me vrull nga një shkëmb i lartë dhe rrëmbeu një qengj. Një sorrë që e pa, plasi nga zilia dhe deshi të bënte edhe ajo të njëjtën gjë. U ul me zhurmë dhe qëndroi mbi një dash. Por thonjtë iu mplek­sën në leshin e dashit, aq sa nuk mundi të ngrihej. Rrahu ajrin me flatra me aq forcë, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi pranë, e zuri dhe i preu disa pendë. Në mbrëmje e mori me vete dhe ua shpuri fëmijëve. Kur ata e pyetën se ç’lloj zogu ishte ky, ai u përgjigj: – Është një sorrë që e mban veten për shqiponjë.

Kush shkon pa mend, për të arritur më të mëdhenjtë se vetja e vet, bën gjithfarë marrëzish dhe, përveç fat­keqësive që pëson, bëhet edhe qesharak.

Përktheu: Iliaz Bobaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline, ka komentuar rënien…