‘Shqiponjat’ drejt Berlinit, ja si mund ta vulosin kualifikimin
Shqipëria ka shënuar fitore të madhe ndaj Republikës Çeke, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani, në vitin e ardhshëm.
Kombëtarja shqiptare renditet e para në grupin E, me 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje, me katër fitore, një barazim dhe asnjë humbje.
Fitoren e fundit, Shqipëria e arriti ndaj Çekisë në “Air Albania” me rezultat 3-0, me golat e Jasir Asanit dhe Taulant Seferit.
Ata tash kanë edhe dy ndeshje në këtë grup, sfida të cilat do t’i zhvillojnë gjatë muajit nëntor. E para do të jetë në udhëtim të Moldavia, teksa në përballjen e fundit i bëjnë konak Ishujve Faroe.
Kombëtares shqiptare matematikisht i nevojiten vetëm edhe dy pikë për ta siguruar kualifikimin për herë të dytë në një Evropian, pas atij në Paris të Francës në vitin 2016