‘Shqiponjat e Zeza’ kërkojnë rikthimin e Dajakut
20 janar 2021
| 14:14
Drenica është njëra prej klubeve që ka bërë më se shumti transferime në ketë afat kalimtar, por tifozët e kësaj skuadre “Shqiponjat e Zeza” kërkojnë edhe rikthimin e mesfushorit Taulant Dajaku.
Këta tifozë e kanë publikuar një foto të Dajakut së bashku me kapitenin legjendar, Sami Gecin duke treguar kështu që mesfushori është dëshira e tyre e fundit për merkaton.
Taulant Dajaku ditë me parë njoftoi se është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Ferizajt dhe tash është një futbollist i lirë.
/Epoka e re/