“Shqiponjat” nga Aarau barazojnë me “Ballkanin” e Suharekës
Skuadra shqiptare “Eagles” nga Aarau i Zvicrës po qëndron në Kosovë, me ftesë të Avdi Sadikut dhe nënkryetarit Kreshnik Shabani të klubit futbollistik “ Vjosa” të Shtimes.
Gjatë qëndrimit katërditor, ata do të zhvillojnë stërvitje dhe njëherësh do t’i zhvillojnë edhe tri takime miqësore me skuadrat e futbollit të Kosovës, me Ballkanin e Suharekës, Ferizajn dhe Vjosën.
Në një atmosferë të mirë loje, me shikueshmëri të kënaqshme, dhe me mot me diell, sot në orën 14:30 është zhvilluar loja miqësore në mes të KF “Ballkani” Suharekë e cila garon ne Superligën e Kosovës dhe FC “Eagles” e kantonit të Aaraut nga Zvicrra, në Stadiumin e Qytetit të Suharekës.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.
Ndërsa gjatë ditës së premte, më 1 mars, skuadra e mërgimtarëve tanë nga ora 14:30, do të zhvillojë stërvitje në stadiumin e qytetit në Shtime.
Të shtunë, më 2 mars nga ora 12:00 do të zhvillohet lojë miqësore në mes të klubit nikoqir KF “Vjosa” nga Shtimja dhe FC “Eagles” nga Aarau.
Nga ora 14:30 do të zhvillohet lojë tjetër miqësore në mes të KF “Ferizaj” dhe FC “Eagles”.
Ndërsa duke filluar nga ora 16:00 do të bëhet dorëzimi i një donacioni nga Klubi zviceran për Klubin e Shtimes, ku prezentë do të jenë kryetari i komunës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.
/Epoka e re/