Shqiprim Arifi i lumtur që bashkëvendasi i tij mbeti jashtë kryesisë së VV-së

23 tetor 2022 | 22:53

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i është gëzuar faktit që Liburn Aliu nuk është në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arifi e ka kritikuar shpesh Aliun, madje duke drejtuar edhe akuza të rënda.

Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij.

Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu e ka cilësuar Aliun dhe si karakter ”makievalist“.

”Në fakt, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, ashtu siç kam paralajmëruar, janë të predestinuar të dështojnë! Si çdoherë. Edhe këtë here”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetori i njohur si muaji rozë ka për qëllim trajtimin…